Kaskaderi i Harrison Fordit ia vë zjarrin vetes

Kaskaderi i aktorit Harrison Ford, Mike Massa, ia ka vënë vetes zjarrin gjatë një tubimi të shkrimtarëve dhe aktorëve grevistë.

Massa, që kishte shërbyer si kaskader i Fordit në filmin “Indiana Jones And The Dial Of Destiny”, ia vuri vetes zjarrin të hënën gjatë një demonstrate në Atlanta të Georgias.

Sindikata e aktorëve u fut në grevë më herët gjatë këtij muaji pas dështimit të negociatave me krerët e kompanive dhe producentëve lidhur me fitimet.

Go to TOP