Stuhi në Maqedoninë e Veriut
Stuhi pati edhe në Maqedoninë e Veriut, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Stuhia me breshër dhe erë, me shpejtësi 100 kilometra në orë, kanë shkaktuar dëme në Shkup, si dhe në rajonin lindor të vendit, njoftojnë zyrtarët.
Pemë të rrëzuara, çati të dëmtuara dhe ndërprerje të rrjetit elektrik janë regjistruar në fshatrat përreth qyteteve të Probishtipit, Kratovës, Strumicës, Vinicës dhe Koçanit.
Disa automjete janë dëmtuar në Shkup, po ashtu edhe qytete të tjera. Qendra e Menaxhimit të Krizave ka marrë mbi 100 thirrje brenda një ore nga qytetarë që kanë raportuar për dëme.
Zyrtarët e motit kanë paralajmëruar për stuhi edhe gjatë ditëve në vijim.
