Paraqitet në Kosovë Murtaja Afrikane e Derrit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se në Kosovë është paraqitur sëmundja e njohur si Murtaja Afrikane e Derrit.

Rasti i parë është paraqitur në komunën e Kllokotit.

“Pas lajmërimit për dyshime të prezencës së sëmundjes, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta, ka dal ne terren për hulumtim dignostik në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashk me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e fermës së prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjërave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km”, thuhet në njoftim.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi AUV ka themeluar shtabin e krizës, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës, duke mbikëqyrë veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Është kërkuar nga praktikat veterinare private të jenë të gatshme për mbështetje në terren, raportim të të gjitha rasteve të dyshimta dhe marrje të mostrave të gjakut. Ka nisur kontaktimi i fermerëve mbarështues të derrave për aktivizim të masave vetëmbrojtëse të biosigurisë ne fermat e tyre.

Çka është sëmundja Murtaja Afrikane e Derrit?

Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave. Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu ( kjo sëmundje nuk i prek njerëzit), por është e ndaluar therja e kafshëve që tregojnë çfarëdo llojë shenje klinike të sëmundjes, andaj fermerët duhet të raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat. Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo rast kur hasin derr të ngordhur në pyje, në mënyrë që të izolohet përhapja e sëmundjes.

LAJMËRIM

(Për fermerët mbajtës të derrave) 

Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj,

Mbani derrat në kushte të mira, 

Mos shkoni në tregje apo vende  tjera ku ka derra.

Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat,

Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhura.

Raportoni në numrin: 0800 500 95 Pa pagesë 24h

Go to TOP