Deputetja e pushtetit pas përleshjeve: A po shkojmë për 80 %

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka reaguar pas përleshjes fizike mes deputetëve të opozitës dhe ministrave e deputetëve të pushtetit në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu-Hyseni ka pyetur se “A po shkojmë për 80 %” , duke lënë të nënkuptohet se VV është e gatshme për zgjedhje të përkohshme.

“A po shkojmë për 80%?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, para mëse 30 minutash deputetët e opozitës dhe ministrat e deputetët e pushtetit u përfshinë në një përleshje.

Por si ndodhi ngjarja?

Përderisa kryeministri, Albin Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit, ai është sharë dhe ofenduar nga deputetët e opozitës.

Gjatë fjalimit të Kurtit, zëvendëskryeministri Bislimi largoi një fotografi ku shihet një vizatim i kryeministrit me hundë të madhe.

Nga pamjet e kamerave shihet se deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkonte drejt foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur kryeministri Kurti e të cilit i hodhi ujë.

Pas kësaj ka reaguar ministri Murati për ta ndalur teksa zv/kryeministri Bislimi e gjuajti me një shishe Lushtakun.

Në përleshje përfshihen edhe deputetë tjerë të PDK-së, ku nga pamjet shihet se Hajdar Beqa e godet ministrin Murati dhe shtynë ministren Haxhiu.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar që të ndërhyjë Policia e Kosovës.

Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë, fillimisht për 30 minuta por as pas 30 minutash seanca nuk ka rifilluar.

Go to TOP