Analisti thotë se Kusari-Lila duhet të jepte dorëheqje menjëherë pas bisedës me Sllavkon

Analisti Bleron Bajraliu ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila duhej të jepte dorëheqje menjëherë pas bisedës me Sllavkon.

Bajraliu mendon se videoinçizimi tregon mjaftë hipokrizi.

Postimi i plotë:

Në secilën demokraci normale Mimoza Kusari do të duhej të jepte dorëheqje një orë pas takimit të tillë me Sllavkon, e nëse jo atëherë, atëherë një minut pas daljes së inçizimit në publik.  Kaq e thjeshtë është kjo.

Nuk ka rëndësi që ‘gazetari’ ‘zbulues’ po e interpreton e keqinterpretpn secilën gerrmë e fjalë të inçizimit, as kur po mundohet me na bindë se nuk e ka marrë inçizimin direkt prej Sllavkos (gati i mbet n’fyt diçka tuj ‘qartësu’ këtë).  Në inçizim ka mjaft çaste të hipokrizisë e marrëzisë që nuk i përkasin një deputeti, aq më pak një udhëheqëse të grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Go to TOP