Menendez: Serbia të hetojë krimin e tmerrshëm ndaj vëllezërve Bytyqi
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, ka shkruar për përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, të ekzekutuar nga Serbia në vitin 1999.
Ai në Twitter ka shkruar se presidenti Vuçiç (atëherë kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq.
“24 vjet më parë, vëllezërit dhe shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan pamëshirshëm në paraburgimin serb. Presidenti Vuçiç (atëherë Kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq. Serbia duhet të hetojë plotësisht dhe të mbajë përgjegjës ata që qëndrojnë pas këtyre krimeve të tmerrshme”, ka shkruar ai në Twitter. /Kosova.info/
24 years ago, brothers and US citizens Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi were ruthlessly executed in Serbian custody.
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) July 9, 2023
President Vucic (then Prime Minister) promised "justice," but none followed.
Serbia must fully investigate and hold accountable those behind these heinous crimes. https://t.co/FqApLuEIuY
