Ukrainasit përgatiten në rast incidenti bërthamor në Zaporizhja

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur paralajmërimin e tij se Rusia po planifikon “provokime të rrezikshme” në uzinën e energjisë bërthamore në Zaporizhja.

Së voni, ekipet lokale të emergjencës ushtruan ndërmarrjen e masave të dekontaminimit, në rast të një rrezatimi të madh, dhe evakuimin e qindra mijëra banorëve nga katër rajone ukrainase.

Shkelja e protokolleve të sigurisë përbën shqetësim të vazhdueshëm, që kur forcat ruse okupuan uzinën energjetike, në marsin e vitit 2022.

Go to TOP