Szunyog: Masat e BE-së anulohen sa më shpejt që Kosova të kontribuojë në shtensionimin e situatës në veri
Shefi i zyrës se BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, deklaron se i ka shpjeguar Komitetit që BE-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane.
Me anë të një postimi në Twitter ai shtoi se masat e BE-së do të anulohen sa më shpejt që Kosova të kontribuojë në de-përshkallëzimin e situatës në veri, të organizojë zgjedhje të reja lokale dhe të angazhohet plotësisht në dialog
