Artistja që shndërron dheun në art
Pasi u nda nga arti për shumë vite, piktorja kosovare, Granita Grezda-Lila, iu rikthye profesionit të saj duke prodhuar enë qeramike të pikturuara.
Kjo punë dore e saj tani i është shndërruar në një biznes që po rritet dita-ditës.
