Si të shpëtojmë nga djersa e tepërt gjatë verës!
Të djersitesh është proçes normal dhe i nevojshëm për trupin, por gjatë temperaturave të larta disa djersisin shumë më tepër se të tjerët. Diçka e tillë mund t’i krijojë ndjesi të pakëndshme duke i privuar të ndërveprojnë plotësisht në ambientin ku ndodhen.
Ekzistojnë disa zgjidhje të shpejta për të parandaluar djersitjen e tepërt dhe i mësoni tani!
- Shmang ushqimet pikante
Piperin harrojeni për disa kohë. Kur konsumojmë ushqime pikante, trupi ynë është i predispozuar për të djersitur më shumë. Përbërësit pikantë dërgojnë sinjale tek truri juaj dhe pas kësaj do të ndjeni një nxehtësi të menjëhershme në trup. E gjithë kjo përkthehet në djersë. Djersa përkthehet në njolla të padëshirueshme dhe aromë (jo të këndshme). - Sa më pak kafeinë
Kafeina shkakton gjithashtu djersitje! Sa më shumë produkte që përmbajnë kafeinë të konsumoni, aq më të larta janë gjasat për të djersitur. Gjatë verës, qëndroni tek çajërat e ftohtë ose zgjidhni versionin pa kafeinë.
- Kujdes me kripën!
Kur konsumoni shumë kripë, trupi vepron për të larguar nga trupi natriumin e tepërt duke djersitur. Bëjini vetes një nder dhe sakrifikoni dashurinë për të!
