Matvijenko: Perëndimi po e intensifikon situatën në Kosovë në mënyrë që Serbia të heqë dorë nga lidhjet me Rusinë
Vendet perëndimore po provokojnë përkeqësimin e situatës në Kosovë për të rritur presionin ndaj lidershipit politik në Serbi, tha kryetarja e Këshillit të Federatës së Rusisë, Valentina Matviyenko.
“Vendet perëndimore në mënyrë metodike, hap pas hapi, po rëndojnë situatën Kosovë për të rritur presionin mbi lidershipin politik në Beograd, për ta detyruar atë të heqë dorë nga interesat e saj themelore kombëtare, të sakrifikojë marrëdhëniet miqësore me Rusinë vëllazërore.”, theksoi ajo, në një njoftim i cili është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit.
Ajo shtoi se fajtorët e drejtpërdrejtë për “dhunën e shfrenuar anti-serbe janë në fakt Uashingtoni dhe Brukseli”.
Paraprakisht, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, ka deklaruar se situata në Kosovë po përkeqësohet.
Sipas saj, autoritetet e Kosovës, të udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti, haptazi po ecin drejt hyrjes me dhunë në konflikt.
