Nusja rrah vjehrrën në Drenas, arrestohet

Është arrestuar një grua nga Drenasi e cila pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Kjo e fundit nuk ka pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gllogoc 16.06.2023 – 11:46. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Go to TOP