Stoltenberg do t’i kërkohet të qëndrojë si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s edhe për një vit

Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka të ngjarë t’i kërkohet të qëndrojë në detyrë edhe për një vit, shkruan Bloomberg, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

Bashkëbiseduesit e agjencisë thanë se në sfondin e mosmarrëveshjeve në aleancë për pasardhësin e Stoltenberg dhe duke qenë se sekretari aktual i përgjithshëm gëzon mbështetje në bllok dhe konsiderohet një lider efektiv, shanset për të zgjatur mandatin e tij janë të larta.

Në veçanti, ky mendim ndahet në Uashington. “Administrata [e presidentit amerikan Joe Biden] po anon drejt idesë që Stoltenberg të qëndrojë edhe për një vit. Nuk duket se ka një konsensus në aleancë për momentin për zëvendësimin e tij”, tha një burim amerikan për Reuters  kushte anonimiteti.

Biden u takua me Stoltenberg këtë javë. Pas kësaj, mediat shkruan se presidenti amerikan i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s që të qëndrojë në detyrë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton nuk pranoi të komentojë mbi raportet, por u tha gazetarëve se “presidenti ka besim të plotë te Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg”.

Go to TOP