Paditet zyrtarisht rojtari i akuzuar për postimin në internet të informacionit të klasifikuar
Rojtari i Air National, i akuzuar për postimin e një grumbulli dokumentesh të klasifikuara në mediat sociale, është paditur zyrtarisht për gjashtë akuza për mbajtje dhe transmetim të qëllimshëm të informacionit të klasifikuar në lidhje me mbrojtjen kombëtare, njoftoi të enjten Departamenti i Drejtësisë, raporton CNN.
Jack Teixeira, 21 vjeç, u arrestua dhe u akuzua sipas ligjit të spiunazhit në prill. Ai mbetet në paraburgim federal.
Teixeira dyshohet se mori informacione të klasifikuara nga baza e Gardës Kombëtare Ajrore “Otis” dhe e postoi atë në mediat sociale.
Teixeira postoi gjithashtu imazhe të dokumenteve të klasifikuara në platformën e mediave sociale, të cilat mbanin shenja klasifikimi standarde – duke përfshirë ‘SEKRET’, ‘TOP SEKRET’ dhe përcaktimet SCI – që tregonin se ato përmbanin informacione shumë të klasifikuara të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, tha Departamenti i Drejtësisë në shpalljen e aktakuzës.
