Kurti: Bisedova me Escobar dhe Hovenier, u kërkova informata nga KFOR-i

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, me kryeministrin e vendit që tha se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”.

“Për arsye të sigursië, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, u shpreh ai.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë “të rrëmbyer”, Kurti u bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

Kurti ka deklaruar se ka biseduar të mërkurën me aleatët amerikanë dhe ka thënë se u ka kërkuar atyre informacione nga KFOR-i mbi ngjarjen e së enjtes.

“Kam biseduar me Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier. U kam thënë që pres që KFOR-i të më sjell informacion mua para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot. Mirëpo, asnjë informacion nuk ka ardhur. Në mbledhjen e KS-së sot kemi ardhur me informacionet tona, sipas të cilave është e qartë çfarë ka ndodhur. Ky është cenim i integritetit territorial, i sovranitetit, akt i agresionit”, ka thënë ai.

Go to TOP