KFOR: Jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo skenari

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd, për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në rajon.

Ristuccia ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në komunat veriore të Kosovës dhe ngjarjet e 29 majit ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm serbë.

Pas Vuçiqit, ai ka takuar edhe shefin e Forcave të Armatosura serbe, me të cilin “u pajtuan se të gjitha palët duhet të depërshkallëzojnë tensionet”.

“Pas takimit me presidentin, komandanti i KFOR-it pati rastin të takojë gjeneralin Mojsiloviq, shef i SHP të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ata rinovuan bashkëpunimin e tyre dhe ranë dakord se të gjitha palët duhet të de-përshkallëzojnë tensionet. KFOR-i është i gatshëm të përballet me çdo lloj skenari dhe vazhdon të monitorojë situatën në terren”, thuhet në njoftim.

Go to TOP