Osmani nesër flet në Parlamentin Evropian
Presidentja Vjosa Osmani pritet të mbajë një fjalim nesër në Parlamentin Evropian.
Ekipi i Klan Kosovës po qëndron në selinë e këtij institucioni, në Strasburg të Francës, për ta përcjellë nga afër këtë ngjarje.
“Jemi në përcjellje të delegacionit të kosovar të prirë prej presidentes Vjosa Osmani e cila nesër pritet që të jetë e para presidente e shtetit të Kosovës që prrej shpalljes së pavarësisë që do të mbajë fjalim në emër të popullit kosovar në Parlamentin Evropian sipas asaj që edhe e ka shpjeguar, e ka lidhur një shembull me 25 vjet ë parë kur ish-presidenti Ibrahim Rugova i kishte kërkuar Evropës pikërisht nëpërmjet një fjalimi të tillë që ta ndihmojë Kosovën që të jetë e lirë nga shteti serb”, ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës, gazetari Haris Ademi.
“Kurse, sot 25 vjet më vonë presidentja e shteti do t’i falënderojë shtetet evropiane për kontributin e dhënë në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së shtetit e po ashtu edhe në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
