I bashkoi shpresa, i ndau seksi me Albin Kurtin!

Nga Kimete Berisha

Nuk është problemi juaj ‘kush -kë e do’, s’duhet të mërziteni e as të përziheni në jetën erotike të askujt, se marre.

…dhe hiç mos u tutni se gati askush-askënd nuk e do …pa pauza, ose gjithmonë, hiç se hiç – harroje.

Dashuria konsumohet, harxhohet si gjithçka.

Problemi ynë është ky: Askush nuk të do ashtu siç je!

Sepse ti as veten nuk e do ashtu siç je:

jo hunda t’ish më e vogël;

jo këmbët t’i kisha më të gjata;

jo bërryli diçka s’po m’pëlqen;

jo ta kisha fytyrën më rrumbullake;

jo t’i kisha sytë më të mëdhenj;

jo ashtu, jo kështu – s’di gjë, veç e si se u rrjepëm.

Provo mos i rruaj mustaqet ti (nëse je femër);

provo lëshoji thinjat;

provo fol krejt çfarë mendon dhe e sheh ti kush të do!

P.S. Subhan Allah!

Go to TOP