Protestuesit serbë në Zveçan ngritën pankarta: “S’do të na dëboni nga shtëpitë tona”
Disa protestues serbë në Zveçan ngritën pankarta, në të cilat shkruhet: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, ose “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”.
Ata nuk nxorën asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tyre për dëbimin.
Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh, protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë. /REL

