Serbët në Leposaviq ia vunë dhisë emrin e kryetarit Hetemi (FOTO)
E enjtja zbardhi me një pikë të re kontrolli nga KFOR-i në Zveçan.
Kjo pas kërkesave për shtimin e tyre nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, një ditë më parë që i bëri misionit paqeruajtës.
Këngët nacionaliste ishin të vetmet që prishnin qetësinë edhe në Leposaviq.
Serbët në shenjë revolte ndaj kryetarit Lulzim Hetemi, ironizuan pak duke shkruar mbiemrin e tij në trupin e një dhie.
Prijësi i protestës, pasdite pyet KFOR-in nëse mund ta pastrojnë rrugën ku po qëndrojnë.
Më pas për mediat kosovare përsërit kërkesat që kanë për Qeverinë në Prishtinë.
E për ish-shefin e komunës, këta nuk do dorëzohen nga kjo situatë që sipas tij që nuk të dërgon askund.
I pyetur për sulmet ndaj gazetarëve, Zoran Todiq i mohoi ato duke thënë se protestuesit vetëm s’duan të xhirohen tinëz me telefona.

