Osmani: Bandat kriminale të udhëhequra nga Vuçiqi duhet të dalin para drejtësisë

Sot në komunën e Zveçanit pati përplasje mes serbëve dhe pjestarëve të KFOR-it, madje edhe sulme ndaj gazetarëve e djegie të veturave të mediumeve shqiptarë që raportonin nga atje.

Për këtë situatë ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka thënë se bandat kriminale në veri udhëhiqen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se këto struktura ilegale serbe që shërbejnë si bandë kriminale duhet të dalin para drejtësisë.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagimin e saj.

Kujtojmë se raportohet se 20 pjestarë të KFOR-it kanë mbetur të ngujuar, kurse mbi 30 gazetarë kanë mbetur të ngujuar në një lokal në afërsi të komunës së Zveçanit.

Go to TOP