Zelensky thotë se brigadat sulmuese po përgatiten, por nuk jep detaje
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një takim me komandantët e lartë të enjten, duke lënë të kuptohet më pas se brigadat sulmuese të ushtrisë së tij po përgatiten për një luftë.
“Brigadat sulmuese po ecin mirë, ne po përgatitemi, por jo detaje”, tha Zelensky.
Ukraina ka bërë fitime të rëndësishme përgjatë vijës së frontit të konfliktit ditëve të fundit, kështu duke lënë të nënkuptohet se kundërofensiva e saj e shumëpritur tashmë mund të jetë duke u zhvilluar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Një zyrtar i lartë amerikan tha për CNN se “operacionet e formësimit” filluan javën e kaluar, por Ukraina ende nuk ka deklaruar plotësisht se kundërsulmi i saj ka filluar zyrtarisht.
