Lëvizjet në merkato/ Pas Zabicerit, Bajerni i “paketon” Junajtidit edhe futbollistin afrikan

Aktivizimi i Sadio Manesë me ngjyrat e Bajernit po i prish imazhin Salihamixhiçit mbi zgjuarsinë e tij në “rrëmbimin” e lojtarëve të caktuar me cilësi të larta dhe kosto të ulët.

Senegalezi në asnjë rast nuk ka dëshmuar aftësitë e prezantuara te Liverpuli, aty ku sherri me Sanenë ka bërë më tepër zhurmë sesa golat me pikatore të 31-vjeçarit.

Sipas prononcimeve nga “Bild”, drejtuesit e kampionëve po mendojnë t’ia “paketojnë” edhe Manenë, Junajtidit, pas Zabicerit.

Mbetet ende e paqartë se cila do të jetë shumë e dëshiruar nga kampi i bavarezëve, sikurse interesimi i “djajve” në rastin e futbollistit afrikan. Austriaku iu bashkua ekipit të Ten Hagut në merkaton e dimrit me formulë huazimi deri në fund të sezonit aktual.

Go to TOP