Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Duam normalizim, jo konfrontim
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, mëngjesin e së enjtes.
Ai tha se pati një bisedë të rëndësishme me Kurtin. Të njëjtën pret ta ketë edhe në Beograd.
“Ne duhet të kemi vetëm normalizim ose konfrontim dhe duhet të kemi normalizim. Ne duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”, tha ai para gazetarëve në Prishtinë.
“Patëm një bisedë të rëndësishme. Do të takoj Bsilimin dhe Petkoviqin në Bruksel të hënën. Kemi marrëveshjen, aneksin, duhet të kemi të qartë sekuencat”, shtoi Lajçaku.
Ai shtoi se diskutuan se si BE-ja e sheh procesin e dialogut dhe draft-statutin për Asociacionin.
Lajçak shtoi se pasdite do të shkoj në veri të Kosovës. “Po ashtu është në interesin tim të diskutojë për perspektivën në veri. Roli jonë është lehtësimi i dialogut”, theksoi Lajçak.
“Çka është e pritshme për BE-në, bazohet në vlerat evropiane, është ekzistuar për modelet evropiane. jam mjaft i qartë. S’dua të shkoj në detaje. Do të vazhdojë diskutimet në Beograd. Më falni jam shumë vonë”.
