Kishte menduar se ka tërhequr muskulin e qafës, por doli se ka kancer në fazën e katërt

Një trajnere fitnesi e cila supozoi se kishte tërhequr një muskul në qafën e saj në fakt kishte kancer në fazën e katërt .

Lily Venus, vizitoi mjekun e saj të përgjithshëm në nëntor 2021 pasi një gungë e dhimbshme pranë kockës së saj të klavikulës e bëri të vështirë punën e saj në mësimdhënien e ushtrimeve.

Dy javë më vonë, ajo u diagnostikua me limfomën e fazës së katërt Hodgkin, një lloj kanceri gjaku, dhe u tha se kishte tumore në të dy anët e qafës, si dhe në gjoks dhe në mushkëri.

Ajo gjithashtu, ndjente lodhje, duke dremitur të paktën një herë në ditë.

Ajo kishte vërejtur gungën në qafë, ku edhe mori lajmin se kishte kancer.

Limfoma Hodgkin fillon në qelizat e bardha të gjakut.

Ajo është emëruar pas Thomas Hodgkin, një mjek anglez që e identifikoi për herë të parë sëmundjen në 1832.

Ai prek rreth 2000 njerëz çdo vit në MB dhe 8500 në vit në SHBA.

Venus filloi kimioterapinë, asaj i thanë mjekët se kishte ndikim pozitiv dhe ajo ishte në gjendje të merrte një dozë më të ulët në tetë seancat e saj të fundit.

Përpara se të fillonte trajtimi i saj, mjekët e informuan se kishte një rrezik ‘të vogël’ që ajo të humbiste fertilitetin e saj dhe i ofruan IVF.

Venus e ruajti fertilitetin e saj, por thotë se tani ka shumë alergji të reja ‘zemra e dhe organet e tjera do të jenë përgjithmonë më të dobëta se dikur’.

Go to TOP