‘Situata politike në homotetinën e Kuvendit’, deputeti Kokaj me ligjëratë të rrallë në Gjakovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, nesër do të ligjërojë në një tryezë në qytetin e Gjakovës, me një temë tejet të veçantë. 

Në tryezën e organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Kokaj do të ligjërojë me temën “Situata aktuale politike në homotetinë e Kuvendit të Kosovës”.

Në matematikë, homotetia është pasqyrim ose transformim i një figure gjeometrike.

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, njihet për fjalimet e tij me gjuhë shkencore.

Ai, madje kishte shprehur ambicie për ta dërguar një raketë të vogël në hapësirë.

Image
Go to TOP