Inspekcioni liron hapësirat publike në Parkun e Qytetit

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës sot ka marrë aksion për lirimin e hapësirave publike në Parkun e Qytetit.

Këto hapësira po shfrytëzoheshin pa leje nga lokalet e gastronomisë të cilat ndodhen në afërsi të parkut.

Përveç kësaj janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi.

“Në ndërkohë në këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbëra dhe Parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastërt për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Go to TOP