Nuk ekzekutohen shtesat për rrezikshmëri, Sindikata e Policisë paralajmëron masa
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas mosekzekutimit të shtesave të rrezikshmërisë për policët e vendit.
Sindikata pohon se ka pranuar dhe vazhdon të pranojë vërejtje e ankesa nga të gjitha njësitë e Policisë.
“Andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmerisë” thueht mes të tjerash në njoftimin e Sindikatës.
E njëjta bën thirrje ndaj Qeverisë për reflektim dhe realizim të këtyre shtesave, si e drejtë elementare, përndryshe thonë se janë të obliguar të ndërmarrin masat sindikale, për t’i realizuar tëd drejtat e punëtorëve.
