Punëtori i Pastrimit: Përditë e lusim Zotin të mos na ndodhë diçka nga defektet e kamionit

Ilaz Rexhepi, punëtor i kompanisë “Pastrimi” ka treguar vështirësitë në mbledhjen e mbeturinave.

Ai tha se “edhe orar nuk kemi të caktuar”.

Ilaz Rexhepi tregoi se si luten të mos iu ndodh diçka për shkak edhe të problemeve të kamionëve me të cilët i mbledhin mbeturinat.

“Dita jonë fillon tu e lutë Zotin të mos na ndodhë diçka, duke i pasë parasysh defektet e kamionit”, tha ai në Frontal në T7.

Punëtori tjetër i kësaj kompanie, Kamil Kaprani, tha se tri herë është lënduar në punë.

Go to TOP