Çka ka ndodhur me ‘Instagram’-in e banorëve të BBV?
“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë?
Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
- Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në “Instagram”, duke patur një rënie prej plot 14 mijë ndjekësish. Ajo kishte 566 mijë ndjekës dhe tani ka kaluar në 552 mijë.
- Pas shumë situatave të ndodhura në shtëpi javën e fundit dhe debateve ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka humbur 2200 ndjekës në “Instagram” këtë javë, duke shkuar nga 102 mijë në 99.8 mijë ndjekës.
- Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë vetëm 300 ndjekës më shumë në llogarinë e tij të “Instagram”-it, duke shkuar në 19.7 mijë ndjekës.
- Në ndryshim nga java e kaluar ku ishte me humbje, këtë herë Krist Aliaj ka fituar 5600 ndjekës më shumë dhe nga 84.3K ka shkuar në 89.9K ndjekës.
- Në vend të parë të “Social Top 5” është Dea Mishel, e cila spektaklin e kaluar të “Big Brother VIP” u zgjodh si finalistja e tretë. Ajo ka fituar plot 9 mijë ndjekës këtë javë.
