Spitali i Punës veç me një mjek dhe pa asnjë laborant
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, në kuadër të ShSKUK-së, nuk e ka asnjë mjek, pasi të vetmin që kishte deri me 20 prill i skadoi kontrata e punës.
Për më tepër, ky specialist ishte angazhuar pas pensionimit, në mungesë të doktorëve të këtij profili.
Situata e krijuar ka detyruar nisjen e procedurave për riangazhimin e tij.
Specializimet e para në këtë lëmi janë hapur tek para tre vjetësh.
QKMP-ja nuk ka as biokimist që mbikëqyr punën në laborator, pozitë për të cilën sipas drejtorit disa herë u hap konkursi, por nuk pati të interesuar.
