Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe i freskët.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.

Tutje bëhet e ditur se temperatura minimale do të jetë 2-4 gradë celsius, si dhe maksimalja 12-15.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Go to TOP