Elez Blakaj: E neveritshme të dëgjosh nivelin e debatit për drejtësi
Ish-prokurori, Elez Blakaj ka adresuar kritika ndaj institucioneve vendore, mediave dhe ndaj qytetarëve, pasi sipas tij drejtësia në Kosovë është e zbehtë dhe debatet për këtë çështje janë të neveritshme.
“E neveritshme të dëgjosh nivelin e debatit në Kuvendin e Republikes së Kosovës, studio televizive dhe media të ndryshme duke folur për drejtësi, me theks të veçantë ata të cilët dje shanin e organizonin konferenca për shtyp e vraponin pas debateve në televizone të ndryshme, e sot na shesin moral – hipokrita klasik”, është shprehur ai teksa ka shtuar se secili nag ne do të duhej ta lajmrojnë çdo dyshim për secilën vepër penale.
“Secili qytetar, në veçanti institucionet duhet ta lajmërojnë çdo dyshim për secilën veper penale dhe të bashkëpunojnë ngushtë me organet kompetente në të gjitha fazat e procedurës në interes të zbardhjes së rastit, pavarësisht kush është emri i përveçëm e/i të dyshuarit e poashtu sjelljes, motivit dhe performancës së zbehtë të organeve të drejtësisë”, ka shkruar Blakaj.
