Abazi ngre dyshime, e pyet Zybën e VV-së: Pse u larguan nga puna Çavdërbasha, Agaj e Mjeku?
Deputeti i dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi ka qenë sot i ashpër në kritika ndaj ish-partisë së tij, veçanërisht ndaj deputetit Sali Zyba.
Ai i ka përmendur Zybës disa dorëheqje në qeverinë Kurti për të cilat i ka thënë se do të duhej të deklarohej Lëvizja Vetëvendosja.
“Tani z.Zyba, që duket se jeni emëruar si emisar për të kundërshtuar e për të bërë zhurmë, unë kisha dashtë ty me të dëgju duke fol për çështjen e znj.Çavdërbasha si zëvendësministre, se si dhe për çfarë është larguar nga vendi i punës, për znj.Tropika Agaj, poashtu që ti nuk e ke thanë asnjëherë asnjë fjalë, e për znj.Valëza Mjeku. Do të thotë janë tri femra që janë largu nga pozitat e tyre pa u thënë asnjëherë asnjë fjalë dhe ti tenton që të krijohsh zhurmë se kinse unë paskam ndonjë gjë personale në fjalimin tim”, tha Abazi.
Ai më tutje, ka akuzuar shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeten Mimoza Kusari – Lila.
“Nuk mundemi me vazhdu në këtë formë, me ba helm diskursin publik, duke tentu që t’i ndalet fjala Haki Abazit, që të përjashtohen njerëzit që pinë kafe me Haki Abazin, apo të ndërtohen rrena të vazhdueshme nga Shefja e Grupit Parlamentar, për atë se kështu bien viktima emrat e përveçëm sikurse ka rënë z.Krasniqi”, deklaroi Abazi.
