Kusari ironizon me opozitën: Ta sjellim Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ironizuar me opozitën për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme duke iu kërkuar atyre që ta sjellin Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura për ta intervistuar.

“I propozoj opozitës që ta bëjë edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet Nagip Krasniqi të sillet në sallën e Kuvendit, ashtu duarlidhur siç e nxorën nga gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet tjera operacionale që janë zhvilluar në KEK gjatë një viti e gjysmë sa ishte ai drejtor sepse njohuria dhe interesimi i madh i kërkuesve të këtij debati është për prokurimin dhe prokurorinë. Sikur të ishit të bindur se prokuroria e ka të bazuar akuzën ndaj drejtorit tashmë të pezulluar të KEK-ut ju nuk do të insistonit në mbajtje të kësaj seance”, tha Kusari Lila.

Go to TOP