Muja ia përmendi punësimet familjare, Shala i përmend picën e Bekim Haxhiut në stacion policorë – përplasje mes deputetëve në Kuvend
Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati pozitë-opozitë lidhur me gjendjen në KEK dhe arrestimin e kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Nagip Krasniqi.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja duke akuzuar opozitën në këtë rast PDK-në për “lidhjet e shkurta të korrupsionit” ia përmendi deputetit Ferat Shala punësimet familjare që i ka në KEK.
“Kosova ka importuar energji në 10 vitet e fundit nga Serbia prej Vuk Hamoviqit dhe Damir Fazliqit, a ka dikush lidhje të shkurta me këta persona që vijnë nga Serbia. Në kohën e Nagipit që dy vjet nuk importohet rrymë nga Serbia”, tha Muja.
Ai shtoi se “nuk mundesh me hetu KEK-un në 10 vitet e fundit pa bosin Nijazi Thaçin dhe Arben Gjukaj. Të gjitha pikëpyetjet dhe përgjigjet i kanë këta dy persona”, shkruan Telegrafi.
Muja tutje i tha deputetit të PDK-së, Ferat Shala se ndër operatorët kryesor në KEK kanë qenë ndërrmajet që drejtohen nga miqtë e tij.
