Hilli e Murphy takojnë Vuçiqin: U pajtuam për rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Bosnjës
Amabasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill bashkë me ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq , me të cilin kanë biseduar për dinamikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Siç ka shkruar Hilli, në këtë takim kanë rënë dakord për rëndësinë e përkrahjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multi-etnik të Bosnje e Hercegovinës.
“Takimi produktiv me Presidentin Vuçiq dhe ambasadorin Murphy për perspektivat e BE-së dhe dinamikat rajonale në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik dhe institucioneve funksionale të nivelit shtetëror të BeH”, ka shkruar Hilli.
