Serbët festojnë pashkën ortodokse
Puthja e derës së kishës Shën Dimitrje është riti i parë kur hyn e i fundit kur del nga ajo.
Në këtë kishë ortodokse në veri të Mitrovicës këtë të diel vazhdoi kremtimi për pashkën ortodokse, prej ku u bë thirrje që mirëqenia, shëndeti e paqja të mbizotërojnë mes njerëzve.
Mesha kryesore e kësaj feste që u mbajt në mesnatë, teksa veç riteve fetare ngërthen në vete bashkimin e familjes.
Pos kësaj, këtë 16 prill shumë familje zgjodhën që të bekojnë foshnjat e tyre nga prifti në kishë.
Para kthimit, besimtarët ndezën qirinj për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezu Krishtit, i cili për ta është ngjallur vërtetë.
