Goli i Arbnor Mujës, vendimtar në fitoren e Antwerpit 

Futbollisti kosovar Arbnor Muja, ishte vendimtar në fitoren e ekipit të tij Antwerp.

Muja arriti të shënojë në minutën e 33-të një gol mjaft të bukur nga distanca duke ia siguruar tre pikë skuadrës së tij.

Antwerp, që udhëhiqet nga legjenda holandeze, Mark van Bommel, fitoi ndaj Kortrijk, me rezultat 1:0.

Ish-futbollisti i Dritës, po kalon një sezon mjaft të mirë në futbollin belg.

24-vjeçari deri më tani ka arritur që t’i realizojë tre gola.

Ai po ashtu i ka të regjistruara edhe tri asistime.

Go to TOP