Konjufca uron besimtarët ortodoks për Pashkët, bën thirrje për tolerancë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.
Ai ka thënë se kjo festë shpërndan dritën e dashurisë, shpresës e paqes, raporton Zeri.info.
“Kosova, si një vend i ndërthurur kulturor, kujdeset për ndjenjat e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim feje dhe përkatësie. Duke e ndarë këtë ngjarje të shenjtë, shprehim respektin tonë për traditat e komunitetit ortodoks, si dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e tij.
Konjufca ka bërë thirrje që të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin, të respektojmë dhe vlerësojmë traditat dhe kulturat tona.
“Le të ndriçojmë rrugën tonë me respekt dhe tolerancë ndaj njëri-tjetrit, dhe të bashkuar ta krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë individët dhe komunitetet në Kosovë.
Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, shkroi ai në Facebook.
