Dy ushtarakë të FSK-së, pjesë e garës “Best Warrior 2023” në Iowa

Dy ushtarakë të FSK-së, po marrin pjesë në garën “Best Warrior 2023”. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj njoftoi se gara është duke u zhvilluar në shtetin e Ioëa në SHBA.

“Duke testuar kështu njohuritë e tyre në disa disiplina si: levizjet taktike luftarake; ngjyrosja dhe kamuflimi; operacionet e MKAB-se; radio operacionet; kalimi në fushat e minuara”, deklaroi ministri.

Duke uruar ushtarët në këtë garë që pritet të jetë sfiduese për ta në aspektin fizik dhe mental, ministri falendëroi Gardën Kombëtare të Iowas, për partneritetin e shkëlqyer, bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin profesional të ushtarkëve të Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave.

Go to TOP