Alarm për bombë në Hagë, policia është duke e hetuar një paketë të dyshimtë

Policia holandeze njoftoi sot se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në ndërtesën ku ndodhet parlamenti në Hagë.

Policia shtoi se ndërtesa është evakuuar.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë PVV, Xert Wilders tha se paketa e dyshimtë ishte dërguar për të.

“Paketa u dorëzua në Dhomën e Komunave. Për fat të mirë nuk ka eksploziv dhe për këtë arsye nuk është e rrezikshme”, shkroi ai në Twitter.

Wilders e ka krahasuar më parë Kuranin me librin e Adolf Hitlerit “My Struggle” dhe u bëri thirrje muslimanëve që të përshtaten me “kulturën dominuese” ose të largohen nga Holanda.

Go to TOP