Vuçiq i shpreh mirënjohje kryediplomatit spanjoll për mosnjohjen e Kosovës
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares, bëhet e ditur në Instagramin e Vuçiqit.
“Gjithmonë një takim i mirë me miqtë e Serbisë, një shkëmbim i hapur dhe përmbajtësor mendimesh për zhvillimet aktuale në skenën gjeopolitike të rajonit dhe botës, si dhe për mbështetjen e Spanjës për procesin e integrimit evropian të Serbisë, veçanërisht në dritën e Presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së” thuhet në njoftimin e Vuçiqit.
“E falënderova ministrin Albares për qëndrimin parimor të vendit të tij për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe mbështetjen aktive që Spanja i jep Serbisë në forumet ndërkombëtare” theksohet tutje në postimin e Presidentit të Serbisë.
Vuçiq ka thënë se ka shprehur shqetësimin për sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë duke e kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe të cilin e ka quajtur prioritet absolut që “më në fund do të mundësojë sigurinë e komunitetit serb”.
