Kadrijaj: Do të dakordohemi edhe me partitë tjera për ta kundërshtuar vendimin për rritjen e çmimit të rrymës

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se ende nuk janë takuar për tu koordinuar rreth veprimeve të mëtutjeshme.

“Kemi qenë pushim këto ditë dhe kemi qenë të shpërndarë dhe nuk kemi pas mundësi me pas ndonjë takim as të kryesisë e as të grupit parlamentar, por besoj që edhe më partitë tjera opozitare që me pas një koordinim se cilat do të jenë veprimet që me kundërshtua sërish rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ka qenë një deklaratë që u bë për shkak të rritjes, por për shkak të pushimeve ende nuk jemi takuar, tash nesër i kthehemi punës në Kuvend dhe besoj që do e diskutojmë edhe këtë në grupin parlamentar dhe do të shohim se cilat do të jenë veprimet”, është shprehur Kadrijaj.

Ajo nuk ka përjashtuar mundësinë e koordinimit edhe me grupet e tjera parlamentare të partive opozitare, për ta kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë.

“Sigurisht se do të bëjmë një strategji edhe me grupet tjera parlamentare. Ka mekanizma të shumtë të kundërshtimit për shkak se konsiderojmë që kjo është e dëmshme për qytetarët e Kosovës edhe për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen qytetarët e Kosovës. Ditët në vijim do të dakordohemi se cilat do të jenë veprimet”, ka thënë Kadrijaj.

Go to TOP