Rritet numri i të vdekurve në Dontesk nga dy sulme
Në shtatë ka shkuar numri i të vrarëve nga një sulm në një park makinash në qytetin Donetsk, në Ukrainën lindore.
Autoritetet në pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit tani pretendojnë se shtatë civilë janë vrarë, në dy sulme të veçanta artilerie, derisa më herët thanë për katër viktima.
Ata pretendojnë se viktimat janë qëlluar nga trupat ukrainase, por Kievi ende nuk e ka komentuar.
Katër persona vdiqën kur predhat goditën një parking makinash dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën, ka pohuar agjencia e lajmeve TASS.
Tre persona të tjerë vdiqën nga shpërthimet në një stacion autobusi në Lysychansk, rreth 75 milje në verilindje të qytetit të Donetsk, shtoi agjencia e lajmeve RIA, shkruan Skyneës
