Policia arreston personin që kërkohej për sulm seksual në Prishtinë

Policia e Kosovës ka informuar se është arrestuar personi i kërkuar për sulm seksual në Prishtinë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme policia publikoi foton e të dyshuarit në Facebook, ku u bënte thirrje qytetarëve për bashkëpunim në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Go to TOP