Tentim vrasje në Gjilan plagosen dy persona
Më datën 4 prill të vitit 2023 në Gjilan rreth orës 14:47 janë plagosur dy persona kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj.
Ndërsa sipas Policisë së Kosovës ata e kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi ky i fundit kishte “shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë”.
Policia ka thënë se si pasojë këtyre të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona.
“Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”.
“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja”.
Më tutje policia ka treguar se i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
