Kosova

95 për qind e votave të numëruara/ Vitia e Rama do të përballen në balotazh

Janë numëruar rreth 95 për qind e votave në Prishtinë, e sipas KQZ-së, kjo komunë shkon në balotazh.

Në këtë balotazh, do të përballen ish-ministri i shëndetësisë, Arben Vitia dhe arkitekti, Përparim Rama.

VV e LDK këtë përballje do ta zhvillojnë pas një muaji.

Vitia ka marrë 42,30 për qind, ndërsa Rama radhitet i dyti me 29,33 për qind.

Ndërsa, kandidati i PDK-së Uran Ismaili ështët i treti me 21,68 për qind, e Daut Haradinaj nga AAK me 4,5 për qind.

Shfaq më shumë
//oackoubs.com/4/3473483