81 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë kryer 5.315 teste, ndërsa janë regjistruar 81 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 27, Tetovë – 25, Kumanovë – 9, Gostivar – 7, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Pehçevë nga 2, Manastir, Strumicë, Strugë, Berovë dhe Vallandovë nga 1.

Sot janë regjistruar 12 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH njoftojnë se sot nuk ka persona të vdekur nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156,380, numri i pacientëve të shëruar është 150,362, numri i të vdekurve është 5,493, ndërsa numri i rasteve aktive është 525.

Go to TOP