​6 vjet e gjysmë burgim për policin që shkaktoi aksidentin me fatalitet

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, gjyqtari i vetëm gjykues Leotrim Gashi pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, sot me datë 19 janar 2026 ka bërë shpalljen aktgjykimit, në çështjen penale ndaj të pandehurit E.R., sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të datës 18.06.2025.

I pandehuri është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafët 8 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila parasheh minimumin e dënimit prej një (1) viti dhe maksimum të dënimit prej tetë (8 ) viteve.

Go to TOP